Vdes gruaja shtatzënë me koronavirus në Klinikën Infektive

08:50 | 21 Prill 2020
Foto: Arkiva

Ndërron jetë gruaja shtatzënë me koronavirus në Klinikën Infektive.

Ka ndërruar jetë gruaja shtatzënë e cila ishte e prekur me koronavirus dhe e shtrirë në njësinë intensive në Klinikën Infektive në QKUK.

Lajmin e ka konfirmuar drejtori për Shëndetësi në Gjakovë Ferdinand Kolaj në një paraqitje në emisionin “Zyra e ankesave” në Dukagjin.

80% e pacientëve që u vendosën në ventilatorë vdiqën, mjekët po përpiqen të ndalojnë përdorimin e tyre
Gruaja nga Gjakova ka qenë e shtrirë në Klinikën Infektive që nga data 15 prill. E ndjera kishte pasur probleme neurologjike dhe ishte në javën e 28-të të shtatzënisë.

Komento: