Ardian Gjini flet pas vdekjes së shtatzënës nga Gjakova

11:53 | 21 Prill 2020

Ardian Gjini reagon pas vdekjes së shtatzënës nga Gjakova.

Kryetari i Komunës së Gjakovës, Ardian Gjini i ka shprehur ngushëllime familjes së shtatzënës nga Gjakova, e cila ka ndërruar jetë mëngjesin e sotëm si pasojë e infektimit me Covid-19.

Përmes një postimi në llogarinë e tij në Facebook, Gjini ka njoftuar se ka udhëzuar Drejtorinë për Shëndetësi dhe Mirëqenie Sociale që t’i gjendet afër familjes me gjithqka që kanë nevojë.

“Në këto momente të vështira për familjen, unë dhe të gjithë qytetarët e komunës i shprehim ngushëllimet më të sinqerta familjes Pitaqi. Unë sot i jam drejtuar me një letër familjes Pitaqi, dhe e kam udhëzuar Drejtorinë për Shëndetësi dhe Mirëqenie Sociale që ti gjendet afër familjes me gjithqka që kanë nevoj dhe me të gjitha mundësitë që i ka komuna”, ka shkruar Gjini.

Komento: