
Në Klinikën Infektive po vazhdojnë të trajtohen 55 pacientë nga koronavirusi.
Infektologu Valbon Krasniqi ka njoftuar se aktualisht në Klinikën Infektive të QKUK-së, janë të shtrirë 55 pacientë te prekur nga koronavirusi.
12 pacientë janë në oksigjenoterapi, një pacient gjendet në repartin intenziv, gjendja e të cilit është shumë e rëndë – kritike, ndërsa pacientët e tjerë janë në gjendje të qëndrueshme.
Krasniqi në konferencën për media dha detaje për rastin e fundit të vdekjes nga koronavirusi, të gruas 40 vjeçare e cila ishte shtatzënë.
Ai tha se tashmë e ndjera, që nga momentin që ishte pranuar në Klinikën Infektive ka qenë ne gjendje të rëndë dhe për pesë ditë qendrimi në klinikë ishte e intubuar. Ajo ndërroi jetë në orët e para të së martës.
Valbon Krasniqi gjithashtu bëri thirrje për të gjithë qytetarët që t’i zbatojnë maksimalisht rregullat dhe rekomandimet për mbrojtje nga koronavirusi.