Ja çka pritet të ndodh sot në Kosovë

08:39 | 22 Prill 2020

Ngjarjet kryesore të ditës në Kosovë.

Instituti për Siguri, Integrim dhe De-radikalizim (INSID), lanson grupin ndërkombëtar të përfshirjes për trajtimin e kërcënimit nga radikalizimi në Kosovë, ku do të marrë pjesë ambasadori amerikan, Philip Kosnett; kryeministri në detyrë, Albin Kurti etj. (Qendra e Telemjekësisë e Kosovës, ndërtesa e Emergjencës/ QKUK, kati i sipërm, ora 9:30)

Kryetari i komunës së Gjilanit, Lutfi Haziri, pret në takim zëvendësministrin e Punëve të Brendshme dhe Administratës Publike, Bajram Gecaj, zëvendësministren e MAPL, Fatbardha Emini dhe shefin e operacioneve të Policisë së Kosovës. Ata do ta vizitojnë Komitetin për Emergjenca (Qendra e Studentëve, ora 10:00)

Kryetari i komunës së Gjilanit, Lutfi Haziri, pret në takim zëvendësministrin e Punëve të Brendshme dhe Administratës Publike, Bajram Gecaj, zëvendësministren e MAPL, Fatbardha Emini dhe shefin e operacioneve të Policisë së Kosovës. Ata do ta vizitojnë Stacionin e Policisë së Kosovës në Gjilan. (Ora 10:45)

Kryetari i komunës së Gjilanit, Lutfi Haziri, pret në takim zëvendësministrin e Punëve të Brendshme dhe Administratës Publike, Bajram Gecaj, zëvendësministren e MAPL, Fatbardha Emini dhe shefin e operacioneve të Policisë së Kosovës. Ata do ta vizitojnë emergjencat civile (Qendra e Studentëve, ora 11:30)

Komuna e Prishtinësdo të e shënojë Ditën e Tokës, duke mbjellë fidane të reja në lagjen Lakrishtë, në hapësirën në mes të objektit të Ndërmarrjes Publike Banesore dhe banesave kolektive në lagje. (Ora 12:00)

Klinika Infektive mban konferencë për media në lidhje me gjendjen e pacientëve të infektuar me Covid-19. (Para Klinikës Infektive, QKUK, ora 12:30)

Komento: