
Ka nisur takimi i presidentit Hashim Thaçi me liderët e partive politike.
Përfaqësuesja e Lëvizjes Vetëvendosje, Albulena Haxhiu ka thënë se takimi i sotëm është jokushtetues.
“Me këtë urgjencë ne do të duhej të luftonim kundër pandemisë COVID-19, por siç duket për këtë nuk jeni të interesuar prandaj nuk ishit i pranishëm president, kur kryeministri Kurti ftoi të gjithë për të parë mundësitë e bashkëpunimit dhe për të luftuar pandeminë COVID-19. Jeni bërë bashkë për të dalë kundër LVV-së. Kam parë me shqetësim qëndrimin tuaj, ky takim sot në këtë format është në shpërputhje me Kushtetutën e Kosovës. Ky format sot është jokushtetues”, ka thënë ajo.
Haxhiu ka thënë se presidenti nuk duhet ta respektojë Kushtetutën edhe këta muaj që është presidenti dhe të mos thërras më takime të tilla.