
Vëllai i ish-deputetit të Kosovës thotë se do t’ia japë veshkën presidentit Thaçi.
Pas lajmit se presidenti i vendit, Hashim Thaçi, u dërgua për trajtimit mjekësor në Klinikën Urologjike të QKUK-së, për një shqetësim me veshkë dy qytetarë e kanë ofruar vullnetarisht veshkën e tyre në rast se i nevojitet presidentit.
Por si duket presidentit Thaçi nuk i ndalen donatorët.
Sot gatishmërinë për të ia dhuruar veshkën Presidentit Thaçi, e ka deklaruar edhe Hasan Beqa, veterani i UÇK-së, dhe vëlla i ish deputetit të PDK-së, Hajdar Beqa.
“Definitivisht ky te shtin me e dasht me zor. Prej sot edhe une jam vullnetar me e jep nje veshke nese presidenti ka nevojë”, ka shkruar ai në Facebook.
