Katër raste të reja me koronavirus në Pejë, ja nga janë të infektuarit

00:01 | 23 Prill 2020

Në Pejë janë shënuar edhe katër raste të reja me koronavirus.

Lajmi i fundit nga Instituti i Shëndetësisë Publike të Kosovës ka njoftuar para pak minutave se numri i të infektuarve sot më COVID-19 në pjesë të ndryshme të Kosovës ka qenë 26, ku në total numri i të infektuarve në gjithë Kosovën ka shkuar në 630.

Nga këta 26 të infektuar, 4 ( katër ) raste janë nga Komuna e Pejës, ku këto katër raste jan të radhitura kështu :

1 ( një ) rast nga qyteti i Pejës

1 ( një ) rast nga Vitomirica

1 ( një ) rast nga Lutogllava

1 ( një ) rast nga Nabergjani

Komento: