
Mbledhja për mandatarin, LDK në pauzë pas një ore takim.
Anëtarë të kryesisë së LDK’së, kanë vendosur që të shkojnë në pauzë pas më shumë se një orë mbledhje ku po vendosin për emrin që do të propozojnë për mandatar.
Deri më tani nuk kanë bërë të ditur se cilët janë emrat që kanë propozuar sot gjatë mbledhjes, mirëpo, kushdo që merr besimin e kryesisë, do të votohet edhe në Këshill të Përgjithshëm.
Në këtë mbledhje nuk do të marrë pjesë nënkryetarja e LDK’së, Vjosa Osmani.
