Kinolli pas takimit me Avdullah Hotin konfirmon se janë afër marrëveshjes së koalicionit

15:47 | 24 Prill 2020

Kinolli takohet në Kuvend me Hotin, thotë se janë afër marrëveshjes.

Lidhja Demokratike e Kosovës sot gjatë ditës i ka vazhduar takimet me partitë politike në vend me të cilat po synojnë formimin e koalicionit qeverisës.

I nominuari për kryeministër nga Lidhja Demokratike e Kosovës, Avdullah Hoti është takuar me Albert Kinollin nga Grupi Parlamentar 6+.

Kinolli tha se janë konsultuar për formimin e Qeverisë së re dhe janë gati.

Hoti momentalisht është duke mbajtur takim në Kuvend me AAK’në e Ramush Haradinajt.

Kreu i LDK’së, Isa Mustafa ka deklaruar se qeveria e re mund të bëhet brenda kësaj jave.

Komento: