Këshilltari i Kurtit akuzon UÇK-në, thotë se kanë privuar nga jeta 1000 civilë serbë

20:45 | 24 Prill 2020

Këshilltari i Kurtit ka akuzuar UÇK-në, thotë se kanë privuar nga jeta 1000 civilë serbë.

Shkëlzen Gashi e ka quajtur veten se s’është si këshilltarët e zyrtarët e tjerë, për të cilët thotë se të njëjtit janë servilë ose që ua kanë lëpirë pjesët e ndishme të trupit.

Por, një deklaratë skandaloze tjetër ka dhënë pikërisht për Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës, të cilët ai i akuzon duke thënë se Dick Marty e ka publikuar një raport, në të cilin thuhet UÇK kanë kryer vras’je ndaj civilëve serb.

“Ku unë them që Dick Marty nuk është antishqiptar, përkundrazi, ai e ka publikuar një raport, ku flitet për kri’met që pjesëtarët e UÇK-së i kanë kryer ndaj civilëve të pafajshëm.

Dyshohet sepse njerëzit janë të v’ramë, i kemi gati 1000 serb civilë të pafajshëm që janë v’rarë, shumicën dërmuese i kanë kryer pjesëtarë të UÇK-së, se s’kanë mujt me qenë pjesëtar të shoqërisë kulturo-artistike “Hajdar Dushi”.

Por për fat të keq shumë prej këtyre pjesëtarëve që kanë qenë të implikum në këto k’rime kanë qenë në pozita udhëheqëse, komandat zonash, ose anëtarë të të shtabit të përgjithshëm të UÇK-së”, thotë ndër të tjera ai.

Komento: