
Glauk Konjufca është distancuar nga deklaratat e Shkëlzen Gashit.
Ministri i Jashtëm i qeverisë në detyrë të Kosovës, Glauk Konjufca, ka reaguar ndaj deklaratave të Shkëlzen Gashit – këshilltar i kryeministrit në detyrë, Albin Kurtit.
Konjufca thotë se nuk pajtohet me deklaratat e Shkëlzen Gashit, ndërsa shkarkimi i tij ëshët cështje e Kurtit.
“Nuk pajtohem me deklaratat e Shkëlzenit. Pretendoj se e njoh më shumë Raportin e Dick Martyt. Shkarkimi i tij është cështje e Kurtit”, ka thënë Konjufca.
Gashi akuzoi publikisht Ushtrinë Clirimtare të Kosovës, duke thënë se UCK’ja ka kryer k’rime lufte ndaj civilëve serbë.
“Një këshilltar me qëndrime të tilla nuk do të kishte vend në kabinetin tim”, thotë Konjufca.