Mediat serbe shkruajnë deklaratat e Këshilltarit të Kurtit, Shkëlzen Gashit

22:41 | 24 Prill 2020

Në lidhje me deklaratat e Gashit kanë shkruar edhe mediat serbe.

Mediat serbe po e raportojnë deklaratën e këshilltarit të kryeministrit Albin Kurti, Shkëlzen Gashi, sipas të cilit Ushtria Çlirimtare e Kosovës kreu sulme kundër civilëve serbë.

Srbija Danas citon Gashin i cili nuk e quan anti-shqiptar Dick Martin, që pretendon që Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës” ta akuzojë për “trafikim të ar’mëve dhe të organeve njerëzore”.

“Po them që Dick Marty nuk është antishqiptar, përkundrazi, Marty ka botuar një raport që flet për kri’me të kryera nga anëtarët e UÇK’së kundër civilëve të pafajshëm”, citohet Gashi .

Përveç kësaj jehonë mori edhe ‘vrasja e 1000 civilëve serbë’ që u tha të jetë bërë nga Ushtria Çlirimtare e Kosovës.

Ish-komandanti i Shtabit të Përgjithshëm të Ushtrisë Çlirimtare Azem Syla, Sokol Dobruna, Shukri Buja, Daut Haradinaj janë në mesin e 60 persona të cilët sipas mediave serbe do të japin përgjegjësi për këto kr’ime në Gjykatën Speciale.

Deklarata e Gashit e dhënë sot ka nxitur reagime të shumta.

Ish-deputetë dhe anëtarë të partisë së Albin Kurtit kanë kërkuar falje publike nga Gashi dhe shkarkimin e tij të menjëhershëm.

Komento: