Lladrovci tregon se si është gjendja e gruas që u supozua të ishte me koronavirus

23:17 | 24 Prill 2020

Ramiz Lladrovci ka treguar gjendjen e gruas që u supozua të ishte me koronavirus.

Kryetari i komunes se Drenasit, Ramiz Lladrovci ka dhënë një lajm të mirë.

Ai ka njoftuar se gruaja e supozuar se ishte e infektuar me covid19, ka dalë negative.

Njoftimi i tij i plotë:

Konfirmohet si negative gruaja e supozuar se ishte e infektuar me virusin covid-19, nga Zabeli i Ulët.

Pra, asnjë qytetar në Zabelin e Ulët, as ka qenë i infektuar, as burim infeksioni, ashtu sikur ishin negativ të gjithë 14 anëtarët e kësaj familjeje.

Falënderoj qytetarët e Zabelit të Ulët për disiplinën ashtu si edhe të gjithë qytetarët e komunës tonë për respektimin e vendimeve për luftimin e përhapjes së virusit covid-19.

Komento: