Tragjedi në Gjakovë, daja privon nga jeta nipin e tij 22-vjeçar, ky është motivi

23:28 | 24 Prill 2020

Një ngjarje shumë e rëndë ka ndodhur në Komunën e Gjakovës.

Sonte Kosova është tronditur nga privimi nga jeta e 22-vjeçarit me inicialet D.Gj., në fshatin Nec të Gjakovës.

Për këtë rast policia ka pranogosur një person të dyshuar si dhe në vendngjarje janë konfiskuar tri mjete zjarri.

Sinjali mëson nga burime të sigurta brenda Prokurorisë Themelore të Gjakovës se viktima dhe i dyshuari janë dajë e nip dhe ngjarja dyshohet se ka ndodhur për shkak të një mosmarrëveshje të çastit.

‘Dyshohet që motivi i mundshëm të ketë qenë një mosmarrëveshje e çastit’, tha një burim i sigurtë.

I dyshuari është 25-vjeçar, me inicialet D.P.

Komento: