
Kryetari i Komunës së Prishtinës Shpend Ahmeti e ka falënderuar doktoreshën Sebahate Lleshi për kontributin e saj në luftën kundër Covid-19.
Sipas Ahmetit, doktoresha Lleshi pa hezitim po kontribuon për përkujdesjen e të gjithë qytetarëve të cilët kanë nevojë për ndihmë mjekësore.
“Gjatë periudhës së pandemisë, doktoresha jonë Sebahate Lleshi pa hezitim po kontribuon në përkujdesjen e të gjithë qytetarëve të cilët kanë nevojë për ndihmë mjekësore. Faleminderit shumë për kontributin gjatë kësaj periudhe.Të jemi mirënjohës gjithmonë”.
Kujtojmë se Sebahate Lleshi është doktoreshë në Qendrën Kryesore të Mjekësisë Familjare.
