Voton Këshilli i Përgjithshëm i LDK-së për kandidaturën e Hotit, ky është rezultati

14:43 | 25 Prill 2020

Lidhja Demokratike e Kosovës pak minuta më parë ka publikuar rezultatet e votimin në Këshillin e Përgjithshëm të LDK-së, për nominimin e Avdullah Hotit për të qenë kryeministër.

Në rezultatin e votave nga gjithsej 12 anëtar aktual të Këshillit të Përgjithshëm të LDK-së janë përgjigjur 117 anëtarë të KP, prej tyre 115 janë shprehur për (Po), 2 janë shprehur kundër (Jo), abstenime nuk ka, dhe 7 nuk janë përgjigjur, bëhet e ditur përmes faqes zyrtare të LDK-së në facebook.

“Në bazë të kësaj, si Kryetar i LDK-së konstatoj se Këshilli i Përgjithshëm i Lidhjes Demokratike të Kosovës VENDOSI që z. Avdullah Hoti ta përcaktojë kandidat për Kryeministër të Republikës së Kosovës”, thuhet në njoftimin që në fund mban nënshkrimin e kryetarit të LDK-së, Isa Mustafa.

Njoftimi i plotë i LDK-së:

Të nderuar anëtarë të Këshillit të Përgjithshëm,

Ju falënderoj për shprehjen e qëndrimit tuaj në letrën që ua përcolla më dt. 23 prill 2020.

Kam nderin tu njoftoj se deri në përfundim të afatit të shprehjes së qëndrimit tuaj, më 24 prill 2020 në ora 12:00, në pyetjen e shtruar: A e përkrahni propozimin e Kryesisë së LDK-së që z. Avdullah Hoti të përcaktohet kandidat për Kryeministër, nga 124 anëtarë aktual të Këshillit të Përgjithshëm të LDK-së janë përgjigjur 117 anëtarë të KP, prej tyre 115 janë shprehur për (Po), 2 janë shprehur kundër (Jo), abstenime nuk ka, dhe 7 nuk janë përgjigjur.

Në bazë të kësaj, si Kryetar i LDK-së konstatoj se Këshilli i Përgjithshëm i Lidhjes Demokratike të Kosovës VENDOSI që z. Avdullah Hoti ta përcaktojë kandidat për Kryeministër të Republikës së Kosovës.

Me respekt,

Kryetari i LDK-së

Isa Mustafa

Komento: