Reagon Nisma: Kurti e liroi nga detyra Gashin por nuk u distancua nga deklaratat e tij

18:22 | 25 Prill 2020

Edhe Nisma ka reaguar pas deklaratave të ish-këshilltarit të kryeministrit Kurti.

Anëtari i kryesisë së Nismës, Çerkin Dukolli ka thënë se Kurti e ka liruar nga detyra Shkëlzen Gashi veten nga presioni qytetarë dhe se nuk është distancuar nga deklaratat e tij.

“Dick Marti me raportin dhe Shkëlzen Gashi me deklaratat e tij vetëm se shprehën gjuhën e tyre raciste, përderisa

UÇK ishte dhe përjetësisht do të jetë krenaria jonë kombëtare”, ka shkruar ai në Facebook.

Postimi i plotë;

Albini nuk distancohet nga Shkelzeni.

Kurti nuk distancohet nga deklarimet e pavërteta, fyese e shfrenuese ndaj UÇK-së, të cilat i bëri këshilltari i tij politik, Shkëlzen Gashi por pas një takimi me të e paska liruar nga detyra.

Ç’farë hipokrizie e Kurtit e treguar me këtë rast, kjo tregon se edhe lirimin e tij nga detyra e ka bërë vetëm nga presioni qytetar.

Dick Marti me raportin dhe Shkëlzen Gashi me deklaratat e tij vetëm se shprehën gjuhën e tyre raciste, përderisa

UÇK ishte dhe përjetësisht do të jetë krenaria jonë kombëtare.

Organet e hetuesisë dhe prokuroria seriozisht duhet të merren me deklarimet e Shkëlzen Gashit.

ÇD.

Komento: