
A do të ketë plazh? Durrësi po bëhet gati.
Situata që është krijuar nga pandemia e koronavirusit ka bërë që shumë biznese të mbyllen, e ndër sektorët e prekur është edhe ai i turizmit.
Askush nuk mund të thotë nëse këtë verë do të ketë plazh apo jo. Epo edhe nëse do të ketë, një gjë është e sigurt, që do të jetë lokal, shkruan newsbomb. Ndërkaq, dje ministri i turizmit, Blendi Klosi, tha se “në Shqipëri mund të nisen edhe charter me turistë, për sa kohë nuk jemi ndër vendet më të rrezikuar nga koronavirusi”.

Mbetet për t’u parë se si do të vijojë turizmi në vendin tonë.
Ndërkohë në Durrës ka filluar sistemimi i çadrave të plazhit. Siç mund të shihni edhe në fotot e publikuara nga LSA, ndërmjet tyre ekziston një distancë.

