Ndërron jetë edhe një paciente me koronavirus në Kosovë

21:55 | 25 Prill 2020

Një grua e moshës 73-vjeçare ka ndërruar jetë sonte në Klinikën Infektive.

Pacientja nga komuna e Shtimes ka qenë e prekur me koronavirus, përcjell ORAinfo.

Njoftimin e ka dhënë Klinika Infektive, ku thuhet se e ndjera ka pasur edhe sëmundje të tjera kronike.

Njoftim nga Klinika Infektive-QKUK

25. 04. 2020

Klinika Infektive e QKUK-së ka njoftuar se sonte në mbrëmje (25. 04. 2020) në këtë klinikë ka ndërruar jetë pacientja F.G. (1947), nga komuna e Shtimes.

Pacientja është spitalizuar në Klinikën Infektive me datën 20.04.2020, dhe krahas infeksionit COVID-19 ka qenë e diagnostikuar edhe me sëmundje të tjera kronike.

Kjo është vdekja e 15 në QKUK nga Covid-19 dhe e njëzeta (20) në nivel vendi nga kjo sëmundje.

Komento: