
Ka shkuar në 731 numri i të prekurve me koronavirus në Kosovë.
Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike njofton se sot janë testuar 295 mostra, nga të cilat 28 kanë dalë pozitive me koronavirus, përcjell ORAinfo.
“Rastet pozitive janë raste kontakti, katërmbëdhjetë (14) raste me vendbanim në Rahovec, katër (4) raste me vendbanim në Gjilan, dy (2) raste nga komuna e Pejës (sipas vendbanimit: një (1) rast Pejë dhe një (1) rast Bllagajë), dy (2) raste nga komuna e Kaçanikut (sipas vendbanimit: një (1) rast Runjevë dhe një (1) rast Dubravë), dy (2) raste me vendbanim në Lladrovc-Malishevë, dy (2) raste me vendbanim në Zhur-Prizren, dhe me nga një (1) rast vendbanimet: Prishtinë dhe Gurrakoc-Istog.”- thuhet në njoftimin e IKSHPK-së.
Sot janë shëruar edhe tre pacientë të tjerë dhe një paciente ka ndërruar jetë./ORAinfo/