
Shqipëria po vazhdon luftën me koronavirusin.
Ka arritur në 400 numri i të shëruarve nga koronavirusi në Shqipëri.
Lajmi është bërë i ditur nga kryeminsitri, Edi Rama përmes një postimi në rrjetin social Facebook, teksa thekson se betejën me koronavirusin deri më tani e kanë fituar 400 pacientë.
“Kalon mbi 400 numri i të shëruarve” shkruan Rama.
Ndërkohë deri më tani në Shqipëri tonë janë konfirmuar me koronavirus 712 persona dhe 27 pacientë kanë humbur betejën me këtë sëmundje.