
Italia mbështet Kosovën në ndriçimin e fatit të të pagjeturve.
Ambasadori i Italisë në Kosovë, Nicola Orlando, i është bashkuar qytetarëve të Republikës së Kosovës, për të përkujtuar të zhdukurit në Ditën Ndërkombëtare të të Zhdukurve.
Përmes një postimi në Tëitter, ambasadori Orlando ka shprehur përkrahjen e shtetit të tij, për të zbardhur fatin e të pagjeturve.
“I bashkohemi Kosovë në shënimin e Ditës së saj Ndërkombëtare të Personave të Zhdukur duke kujtuar ata që ende mungojnë. Teksa Prishtina ndriçohet sonte, ne vazhdojmë të mbështesim përpjekjet për të hedhur dritë mbi fatin e tyre”, shkruan Orlando.
Gjatë ditës së sotme janë përkujtuar 1 mijë e 641 persona të cilët janë zhdukur gjatë luftës në Kosovë.
