‘Këndellet’ Ferizaji, edhe sonte asnjë rast me koronavirus

23:28 | 27 Prill 2020

Sonte janë shënuar 17 raste të reja me koronavirus në Kosovë.

Komuna e Ferizajt edhe sonte nuk e ka shënuar asnjë rast me të prekur nga Covid-19.

Lajmi është bërë i ditur nga kjo komunë në bazë të rezultateve të publikuar nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike.

“Ferizaj po këndellet, zero raste edhe sot me koronavirus. Njoftimi i fundit i IKSHPK-së bën të ditur se edhe sot, Ferizaj nuk shënoi asnjë rast të ri me COVID-19, nga 15 mostrat që u morën. Lakorja e infeksionit po shënon rënie në Ferizaj. Qëndroni në shtëpi, shërim të shpejt të infektuarve”.

Komento: