Mustafa: Mos e maltretoni Pacollin, mos u thirrni në parimet që s’i keni zbatuar

18:53 | 28 Prill 2020

Kryetari i LDK-së, Isa Mustafa, ka reaguar pas pengesave që ka hasur kreu i AKR-së për t’u kthyer në Kosovë.

Mustafa ka thënë se paralajmërimi i MSH-së se nëse vjen Behgjet Pacolli nga Zvicra do të vendoset në karantinë, është vendim politik.

Madje, Mustafa tha që të mos maltretohet Pacolli, sepse votat i kemi, shkruan IndeksOnline.

Postimi:

Ministria e Shëndetësisë po merret me politikë në emër të Covid-19.

Paralajmerimi i kësaj ministrie, se nëse vjen Behgjet Pacolli nga Zvicra do të vendoset në karantinë, është vendim politik. I izolimit të një deputeti. Të përfaqësuesit të popullit!

Ministria s’mund të marrë vendime të tilla pa e parë dokumentacionin e z. Pacolli për gjendjen e tij shëndetësore, të cilin vlerësim nuk e bëjnë zyrtarët e ministrisë por ekipet e mjekëve.

Ministria e ka vështirë të dëshmojë se nuk ka lejuar raste e raste të shkojnë në shtëpitë e tyre, pas dëshmive që kanë prezantuar për gjendjen e tyre shëndetësore Prandaj nuk ka nevojë ta maltretojnë një deputet dhe një biznesmen të njohur.

Sjellja e tillë e kësaj qeverie është argumenti më i mirë që ajo e arsyetoi rrëzimin e saj.

Mos e maltretoni z. Pacolli, mos u thirrni në parimet që nuk i keni zbatuar ju që e keni shkelur Kushtetutën, sepse votat i kemi. IM

Komento: