
Mot i vranët, priten reshje shiu.
Mbi vendin tonë do të mbajë mot me vranësira konvektive dhe intervale me diell.
Vranësirat gjatë ditës do të shoqërohen me shi dhe shkarkime rrufesh.
Reshjet e shiut parashihen të përcjellën me shtrëngatë dhe me breshër në vende të kufizuara.
Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 7-9 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 20-22 gradë Celsius.
Do të fryjë erë nga jugperëndimi me shpejtësi 1-11 m/s, njofton Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës.