Lajmi i fundit: AAK arrinë marrëveshje me LDK-në, këto janë pozitat që do t’i udhëheqë

12:36 | 29 Prill 2020

Haradinaj arrin marrëveshje me Mustafën për koalicion, këto janë pozitat që merr AAK.

Është nënshkruar marrëveshja e koalicionit në mes të LDK’së dhe AAK’së.

Lajmin e ka bërë të ditur kreu i AAK’së, Ramush Haradinaj pas takimit me të parin e LDK’së, Isa Mustafën.

Ai ka bërë të ditur edhe emrat që i kanë për ministra, 4 ministri dhe 1 zëvendëskryeministër.

AAK merr Ministrinë e Drejtësisë, Arsimit, të Punëve të Jashtme dhe të Zhvillimit Ekonomik.

Komento: