Shpendi del me një ide të re, pyet qytetarët se si duan tua lënë emrin stacioneve të autobusëve

17:23 | 29 Prill 2020

Kryetari i komunës së Prishtinës, Shpend Ahmeti, përmes një statusi në faceboo, ka bërë të ditur se aktualisht jane duke ndërruar pritoret e autobusëve dhe se javën e ardhshme do të fillohet të vendosen nëpër Prishtinë.

Ai tutje ka kërkuar nga qytetarët që përmes votave të vendosin se si duan tua lënë emrin këtyre pritoreve apo stacioneve ku pritet autobusi.

Statusi i plotë i Ahmetit:

Prishtinë,

Pasi që jemi tu i ndërru pritoret e autobusëve (shih poshtë), javen e ardhshme do të fillojmë vendosjen e tyre nëpër Prishtinë.

E kemo një ide. Stacionet në Prishtinë apo pritoret nuk janë të emëruara në mënyrë të sakt dhe zyrtare.

Tani do ti emërtojmë ato. Por do të ju pysim juve. Për çdo stacion/pritore të madhe në qytet do të organizojmë nga një mini/votë. Psh me stacionin e parë ju do të keni mundësi që të votoni në mes të këtyre tri opcioneve

Katedralja

Papilloni ose

Tri Kapelat

Dhe kështu e bëjmë për çdo stacion. Të ju japim emërtime prishtinase.

#rriNshpi

Komento: