Aksident i rëndë trafiku, lëndohen gjashtë persona

17:29 | 29 Prill 2020

Një aksident i rëndë trafiku ka ndodhur në komunën e Podujevës.

Gjashtë persona kanë marrë lëndime trupore nga një aksident që ka ndodhur pasditën e sotme në fshatin Bradash të komunës së Podujevës.

Lajmin e ka konfirmuar Flora Ahmeti, zëdhënëse e policisë për rajonin e Prishtinës.

“Sot rreth orës 15:00 në fshatin Bradash të Podujevës, ka ndodhur një aksident trafiku ku të përfshira kanë qenë tri automjete. Bazuar në të dhënat fillestare në këtë aksident janë lënduar 6 persona. Personat e lënduar janë dërguar për tretman mjekësor. Me rastin po merret njësiti i trafikut”, ka thënë Ahmeti.

Komento: