Kërkohet heqja nga karantina e Malishevës

23:40 | 29 Prill 2020

Banorët e Malishevës kërkojnë që të lirohen nga karantina.

Nga shtatëdhjetë e tre rastet pozitive me COVID-19, pesëdhjetë e shtatë janë shëruar.

Përtej komunës së Malishevës qarkullimi është i ndaluar.

Ka javë prej kur Policia e Kosovës po kontrollon të gjitha veturat në hyrje të Malishevës.

Por komuna e cila fillimisht u bë vatër e rasteve me virusin korona, tashmë ka gjithsej pesëdhjetë e shtatë të shëruar.

Komento: