
16 vjeçari nga Podujeva i cili para dy ditësh rezultoi i infektuar me koronavirus, sot ka rezultuar negativ.
Në Kosovë edhe sot ka pasur lajme të mira sa i përket situatës me coronavirusi, pasi për të tretën ditë me radhë numri i të shëruarve ka qenë më i madh se ai i të infektuarve.
Kryetari në detyrë i Podujevës, Nexhmi Rudari ka dhënë detaje për situatën në komunën e tij derisa ka thënë se një 16 vjeçar i cili para dy ditësh doli pozitiv me coronavirus, në testin që i është bërë sot ka dalë negativ.
Po ashtu Rudari ka njoftuar se një person i cili është testuar si i dyshimte që është infektuar me koronavirus ka rezultuar negativ.
“Një mostër e një qytetari nga Podujeva, të testuar për COVID-19, ka rezultuar negative. Ndërsa, pacienti J.P. 16 vjeçar, i cili para dy ditësh ka rezultuar pozitiv, me kërkesë të familjes, pasi i është përsëritur testimi dje dhe sot, ka rezultuar negative”, ka shkruar Rudari.
Me rastet e reja të konfirmuara sot, numri total i të infektuarve shkon në 799, kurse i atyre të shëruar në 249.