Zbulohet lokacioni i Pacollit, ndodhet në shtëpinë e tij në Tiranë

09:51 | 30 Prill 2020

Pacolli ndodhet në shtëpinë e tij në Tiranë, e zbulon këshilltari i tij.

Kryetari i AKR-së, Behgjet Pacolli, ndodhet në Tiranë.

Kështu ka thënë sot për Klankosova.tv, Naim Murseli, këshilltar i Pacollit.

“Pacolli ndodhet në shtëpinë e tij në Tiranë”, është shprehur ai, njofton Klan Kosova.

Përveç kësaj Murseli ka thënë se AKR ende nuk ka marrëveshje për bashkëqeverisje me LDK-në.

“Deri tani nuk kemi marrëveshje për koalicion”, ka thënë ai shkurt.

Gjatë ditës së djeshme ka pasur raportime se Pacolli është kthyer në Kosovë me ndihmën e Presidentit Hashim Thaçi.

Komento: