‘Përplasje’ e ashpër mes Haxhiut e Mushkolajt, shkak Hashim Thaҫi

22:09 | 30 Prill 2020

Hashim Thaçi është bërë shkak që Albulena Haxhiu e Imer Mushkolaj të zhvillojnë polemika të ashpra me njeri-tjetrin.

E gjitha ka filluar kur është transmetuar paraqitja e djeshme me telefon e presidentit, Hashim Thaçi, në emision.

“Ju nuk është dashur ta thirrni fare presidentin, por meqë foli ai, ju asnjëri nuk reaguat”, tha Haxhiu.

Mushkolaj i ka thënë Haxhiut se nuk ka të drejt të përzihet se kush ftohet në emision.
“Ju nuk mund të na përziheni neve kë e thrrasim në emision, është e drejt e jonja ne e marrim presidentin në deklarata për një çështje të rëndësishme. “, ka thënë ai.

Mushkolaj ka thënë më pas se është skandaloze që Presidenti Thaçi ta quaj një parti k’riminale, por ai tha se diskursin e njëjtë e kishte pasur edhe VV dikur.

“Normal që me qujt një parti kriminale është skandaloze, por Zonja Haxhiu i ka quajtur haptas kr’iminelë deputetët e Kosovës, presidentin, kryekuvendarin. Diskursi juaj edhe i deputetëve të tjerë të VV’së nuk ka qenë i lavdueshëm në këtë aspekt. Nuk mundeni ju me redaktu emisione të gazetarëve.”, tha tutje ai.

Komento: