Shpend Ahmeti ka një kërkesë: Mos u nisni nesër për 1 maj në Gërmi, mos ta prishim në fund

23:20 | 30 Prill 2020

Ahmeti: Mos u nisni nesër për 1 maj në Gërmi, mos ta prishim në fund.

Asnjë rast i ri me koronavirus nuk është shënuar as sot në kryeqytetin e Kosovës.

Ndërkaq, në krejt Kosovën janë regjistruar 7 raste të reja.

Kështu ka bërë Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës, në natën e së enjtes.

Kryetari i Komunës së Prishtinës, Shpend Ahmeti, i është gëzuar lajmit se në Prishtinë s’ka raste të reja me Covid-19.

Ahmeti gjithashtu ka dhënë një paralajmërim për qytetarët.

“Zero raste në Pr, e shtatë në krejt Kosovën . Mos u nisni nesër për 1 maj në Gërmi se nuk lejohet. Mos ta prishim në fund”, ka shkruar ai në Facebook.

Komento: