
Kuvendi i Kosovës ka njoftuar se është shtyrë konferenca e Kryetares së Kuvendit, Vjosa Osmani.
Kjo konferencë e cila ishte parashikuar të mbahet në ora 12:00, është shtyrë për një orë të pacaktuar.
“Shtyhet konferenca e kryeparlamentares Osmani. Konferenca për media e kryetares së Kuvendit të Kosovës, dr. Vjosa Osmani, e paraparë për orën 12:00, shtyhet. Për kohën e mbajtjes do të njoftoheni gjatë ditës”, thuhet në njoftim.