Veselin kërkon rritjen e testimeve që Kosova t’i kthehet normalitetit

10:14 | 01 Maj 2020

Kosova po vazhdon me masa tw ashpra pwr parandalimin e përhapjes sw koronavirusit.

Kryetari i PDK-së, Kadri Veseli, ka shkruar për Ditën e Punëtorvëve, 1 majin.

Veseli ka thënë se kjo datë e ka gjetur Kosovën të izoluar dhe në pamundësi për të festuar masivisht në ambiente publike, ashtu siç ka qenë traditë në Kosovë.

Veseli tutje ka shkruar se pamja e rrugëve në këtë datë është më të vërtetë e trishtueshme.

Sipas Veselit është përgjegjësi e institucioneve që t’i shtojnë testimet për të dalë sa më shpejtë nga karantinimi.

Postimi i plotë:

1 maji i këti viti na ka gjetur të izoluar si pasojë e pandemisë dhe në pamundësi për ta festuar masivisht në ambiente publike, sikurse është traditë në Kosovë. Pamja e rrugëve dhe shesheve të shkreta të Prishtinës në këtë periudhë, është me të vërtetë e trishtuar. Po ashtu, gjendja e dhjetëra mijëra punëtorëve të sektorit privat në këtë periudhë pandemie është shumë e vështirë.

Është për të ardhur keq që nuk mund të shijohen siç duhet këto ditë të pranverës, por njëherazi, është për t’u vlerësuar shkalla e lartë e durimit dhe përgjegjësisë që shoqëria kosovare po tregon. Merita më e madhe për nivelin relativisht të ulët të përhapjes së koronavirusit në Kosovë, iu takon qytetarëve tanë të cilët kanë dëshmuar ndërgjegjësim, përgjegjësisë dhe vetë-disiplimin të lavdërueshëm.

Qytetarët e kanë bërë pjesën që iu takon, duke u përkujdesur për higjenën si dhe duke qëndruar në shtëpi për të shmangur kontaktet sociale. Tani është përgjegjësia e institucioneve shtetërore, që të shtojnë testimet për t’i dhënë më shpejt fund karantinimit e për ta rikthyer sa më parë normalitetin në vend. Gëzuar 1 majin, me besimin që së bashku do ia dalim ta tejkalojmë këtë sfidë dhe me urimin që gjithë punëtorët të kthehen sa më shpejt në punë!.

Komento: