LDK pritet të vendosin për emrin e zv.kryeministrit dhe 7 ministrave

12:34 | 01 Maj 2020

Mblidhet LDK, pritet të vendosin për emrin e zv.kryeministrit dhe 7 ministrat.

Në selinë qendrore të Lidhjes Demokratike kanë filluar të mblidhen strukturat e partisë.

Sot gjatë ditës LDK’ja do të vendos për emrat që do të propozojnë për ministra, në seancën që është caktuar të mbahet nesër në ora 13:00.

Express merr vesh se sot në mbledhjen ku po marrin pjesë kryesia do të vendosen përfundimisht emrat e 7 ministrave që i merr LDK’ja me anë të marrëveshjes dhe emri i zëvendëskryeminsitrit

Komento: