Shtatë rastet e fundit me koronavirus janë nga këto komuna

22:08 | 01 Maj 2020

Ka shkuar në 813 numri i të prekurve me koronavirus në Kosovë.

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike njofton se sot janë testuar 221 mostra nga të cilat 7 kanë dalë pozitive, përcjell ORAinfo.

Rastet pozitive janë raste kontakti dhe sipas vendbanimit: gjashtë (6) raste nga komuna e Prizrenit dhe një (1) rast nga komuna e Suharekës.

Sot, janë shëruar edhe 27 pacientë duke e çuar numrin në 289./ORAinfo/

Komento: