Krasniqi ‘godet’ Kurtin: Për 53 ditë qeverisje, dy herë e shkeli Kushtetutën, krejt bordet i mbushi me militantë

22:46 | 01 Maj 2020

Anëtari i PSD-së, Frashër Krasniqi ka akuzuar Qeverinë Kurti për shkelje të Kushtetutës, teksa e ka kritikuar për shumë vendime të tjera, sipas tij, të gabuara.

Krasniqi ka thënë, nëpërmjet një shkrimi në Facebook, se Kurti dy herë e shkeli Kushtetutën, mbushi bordet me militantë e familjarë, rrezikoi raportet me SHBA-në, dhe rrezikoi demokracinë.

Reagimi i plotë:

Veç 53 ditë qeverisje.– 2 herë e shkeli Kushtetutën,

– Krejt bordet që pati mundësi i mbushi me militantë e familjarë,

– Për arsye të protagonizmit dhe mendësisë autoritare, rrezikoi marrëdhëniet e Kosovës me SHBA,

– Rrezikoi demokracinë duke tentuar t’ia nënshtrojë qeverisë kuvendin.

Çka do të bënte, po t’i kishte 4 vite qeverisje?!

Pak para rifillimit të sezonit dridhët Bundesliga, tre lojtarë të këtij ekipi infektohen me koronavirus

Komento: