Vdekja e 83 vjeçari që vdiq dje në Infektivë, del rezultati i analizave

12:33 | 02 Maj 2020

Një 83 vjeçar nga Mitrovica e Jugut ka vdekur dje në Klinikën Infektive.

I moshuari i cili ishte i dyshuar për koronavirus në mbrëmje rezultoi negativ.

Lajmin për klankosova e ka konfirmuar Drejtoresha e Klinikës Infektive, Lindita Ajazaj-Berisha.

“Bëhet fjalë për të njëjtin person, është pranuar si i dyshimtë mirëpo ka rezultuar negativ”.

Drejtoresha mes tjerash tregoi edhe për gjendjen e pacientëve të shtrirë në Klinikën Infektive.

“36 persona të prekur me Covid-19 janë në trajtim në Klinikën Infektive ku pesë prej tyre janë me oksigjenoterapi duke u menaxhuar nëpër reparte ndërsa vetëm një rast është në mjekimin intenviz”.

“Sot edhe një person lirohet si i shëruar”, deklaroi Ajazaj-Berisha.

Komento: