
Mandatimi i Avdullah Hotit për krijimin e qeverisë së re nga ana e presidentit Hashim Thaci, e ka shtyrë Albin kurtin që pas Gjykatës Kushtetuese t’i drejtohet edhe Komisionit të Venedikut.
Kurti kërkon opinion nga Komisioni i Venedikut për kompetencat e Thaçit për propozimin e mandatarit
Kurti kërkon opinion nga Komisioni i Venedikut për kompetencat e Thaçit për propozimin e mandatarit
Kryeministri në detyrë i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, ka dërguar kërkesë për opinion në Komisionin e Venedikut në lidhje me kompetencat e Presidentit të Kosovës në shpërndarjen e Kuvendit dhe në kompetencat e tij për propozimin e mandatarit për Kryeministër të vendit, pas mocionit të suksesshëm të mos-besimit.
Siç thuhet në kumtesën nga Zyra e Kryeministrit, në linjë me situatën e krijuar në Kosovë, një opinion nga Komisioni i Venedikut do të shërbente në forcimin e demokracisë dhe të së drejtës kushtetuese.
“Gjithashtu, një vlerësim nga Komisioni do të kishte vlerë substanciale jo vetëm për Kosovën, por gjithashtu në mënyrë më të përgjithshme edhe për praktikën kushtetuese në të gjitha shtetet anëtare në Komision. Duhet theksuar që është hera e parë që Kosova dërgon kërkesë për opinion në Komisionin e Venedikut, në lidhje me raportin e institucioneve kushtetuese dhe kompetencat e tyre”, thuhet në njoftim.