
Një aksident i rëndë trafiku ka ndodhur në Baballoq të Deçanit sot. Në aksidet ka humbur jetën një person dhe një tjetër është lënduar.
Viktima është Ramiz Dabiqaj nga fshati Prilep i Deçanit.

Kjo është bërë e ditur përmes faqes Deçani në rrjetin social Facebook.
“Sot ne rrugen Deçan – Gjakovë (fshati Baballoq) ka ndodhur një aksident trafiku, ku si pasoj ka ndrruar jetë njeri nga te akidentuarit Ramiz Dabiqaj nga fshati Prilep i Deçanit.
Ngushllime familjes Dabiqaj!
Njëherit apelojm gjithë ngasësit e makinave të kenë kujdes në komunikacion, ta ruaj jeten e tyre dhe të tjerëve njëkohësishtë!”, thuhet në njoftim.
