A mund të preket përsëri me koronavirus një pacient i shëruar? Flet mikrobiologu Lul Raka

16:16 | 02 Maj 2020

Mirkobiologu Lul Raka tregon se a mund të preket sërish me koronavirus një pacient i shëruar.

Sipas Rakës, sëmundja nuk kthehet te pacienti i shëruar.

“Testet PCR nuk mund të dallojnë nëse virusi është i gjallë apo i vdekur, dhe kjo mund të çojë në rezultat të rrejshëm pozitiv. Fragmentet e vdekura të virusit nuk janë infektive. Këta pacientë nuk e përhapin infeksionin!”, ka shkruar Raka.

Këto deklarime të tij vijnë pasi ekspertët e infektologjisë në Korenë e Jugut deklaruan pardje se fragmentet e virusit të vdekur shkaktuan që 292 persona të shëruar, të jenë përsëri pozitiv disa javë pas shërimit.

Komento: