Nga cilat komuna vijnë 10 rastet e fundit me koronavirus?

21:33 | 02 Maj 2020

Ka shkuar në 823 numri i tëë prekurve me koronavirus në Kosovë.

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike (IKSHPK) njofton se sot janë testuar 231 nga të cilat 10 kanë dalë pozitive, përcjell ORAinfo.

Rastet pozitive janë raste kontakti nga: komuna e Mitrovicës 5 raste (sipas vendbanimit: 5 raste Rekë), nga komuna e Prizrenit 3 raste (sipas vendbanimit: 2 raste Prizren dhe 1 rast Gërnçar), nga Rahoveci 2 raste dhe nga Suhareka 1 rast

Ndërkaq IKSHPK ka njoftuar se sot janë shëruar edhe 38 pacientë të tjerë./ORAinfo/

Komento: