77 vjeçarja fiton betejën me CoVid-19, del nga Infektiva

10:08 | 04 Maj 2020

77 vjeçarja nga Fushë-Kruja del nga Infektivi, fiton betejën me CoVid-19.

Nënë Hikja 77-vjeçare nga Fushë-Kruja ka lënë ambientet e Spitalit Infektiv dhe është rikthyer pranë familjes së saj, pasi fitoi betejën me koronavirusin.

Lajmin e ka shpërndarë vetë ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu, e cila gjitashtu shprehet krenare për punën e mjekëve.
Statusi

Nënë Hike, 77 vjeçarja nga Fushë-Kruja, sot ka lënë e shëruar spitalin #infektiv dhe është kthyer pranë familjes.
Që nga fillimi i epidemisë, më shumë se 60% e të prekurve nga COVID19 janë shëruar

KrenarePërStafetMjekësore.

Komento: