Arben Vitia pas vdekjes së 26 vjeçarit: E kam menduar dorëheqjen edhe tani po e mendojë një gjë të tillë

11:06 | 04 Maj 2020

Arben Vitia për vdekjen e 26 vjeçarit: Po mendoj të jap dorehëqje.

Ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia, thotë se personalisht e ka menduar dorëheqjen, pas vdekjes së 26 vjecarit në konvikte.

Ministri në detyrë i Shëndetësisë, Arben Vitita, me zëvendësin e tij, kanë mbajtur një konferencë për media lidhur me vdekjen e një qytetari 26 vjeçarit, i cili ishte karantinuar më 2 maj në Qendren e Studentëve, pasi kishte ardhur nga Gjermania.

Ministri thotë se akoma është duke e menduar dorëheqjen, por thotë se si ministër e ndien detyrë që të vazhdojë detyrat e tij.

“Si Arben Vitia qysh mbëmë kur e kam marrë lajmin, kam menduar dorëheqjen. Edhe momentin kur po flas, si Arben Vitia, po e mendoj një gjë të tillë. Por pof las si ministër i Shëndetësisë që kam përgjegjësi shumëdimensionale, e një nga dimensionet do të jetë zbardhja e këtij rasti”.

Ai ka bërë thirrje nga çdo institucion që të kryej hetime.

“Ne do të bëjmë thirrje të bëhen hetime nga drejtësia, por edhe hetim parlamentar”.

Komento: