Pamje të një grupi të ri, duke pritur për t’u karantinuar në konvikte

20:55 | 04 Maj 2020

Një grup i të rinjëve janë parë duke pritur për t’u karantinuar në konvikte.

Kosova dje u trondit nga një ngjarje e rëndë që ndodhi në Qendrën e Studentëve në Prishtinë, ku një 26 vjeçar në rrethana ende të panjohura kërceu nga kati i 5-të i konviktit numër 7, i cili s’arriti t’u shpëtojë plagëve, duke ndërruar jetë në QKUK.

Që nga dje ka pasur polemika dhe reagime të shumta në lidhje me karantinën.

Në këto momente 20:20 disa shtetas të tjerë kosovarë, po presin për t’u karantinuar në konvikte.

Mësohet se të njëjtit kanë ardhur nga Bullgaria.

Ndërsa, ata shihen duke mbajtur distancën dhe njësitet e policisë duke mbajtur nën kontroll sigurinë dhe situatën.

Komento: