Ishte zhdukur para dy muajsh, gjendet pranë lumit trupi i kosovarit

10:42 | 05 Maj 2020

Ishte zhdukur dy muaj me parë, ndërsa tani është gjetiur trupi i tij.

Raportohet se në mes të fshatrave Llofcë dhe Burincë të Gjilanit është raportuar se pranë lumit është gjetur një trup i pajetë i cili më pas u identifikuar nga familjarët e tij.

I ndjeri me 24.03.2020 ishte lajmëruar si person i zhdukur në autoritetet e sigurisë.

Në vendin e ngjarjes kanë dal njësitë përkatëse policore, ekipi i IML dhe FSK për kërkim – shpëtim të cilët kanë tërhequr trupin e pajetë.

Trupi i pajetë është dërguar në IML në Prishtinë për obduksion.

Komento: