
Shpend Ahmeti ka thënë se Prishtina është qytet shumë i bukur për ta shkatërruar veturat.
Kryetari i Prishtinës Shpend Ahmeti ka thënë se kryeqyteti ka shumë dallim kur ka më pak lëvizje të kerreve.
Ai përmes një postimi në Facebook ka thënë se pas pandemisë, Komuna e Prishtinës do të marrë disa masa për të reduktuar numrin e makinave.
Postimi i plotë i Shpend Ahmetit në Facebook:
Dallim i madh Prishtina me shumë kerre dhe Prishtina me pak kerre.
Pas pandemisë, si komunë do të kemi një varg masash për të reduktuar numrin e makinave prej pagesave për qendër, parkingjeve më të shtrenjta deri te mbyllja e rrugëve të caktuara në vikende, si dhe mbyllja e përhershme e disa rrugëve.
Do të investojmë edhe më shumë në transport publik, ciklizëm dhe gjelbërim.
Ska rrugë tjetër për ne. Jemi qytet shumë i bukur për tu shkatërruar nga kerret.