Nga 300 euro për fëmijët pa përkujdesje prindërore në këtë Komunë të Kosovë

18:39 | 05 Maj 2020

Nga 300 euro për fëmijët pa përkujdesje prindërore në një nga komunat e vendit tonë.

Kryetari i Lipjanit Imri Ahmeti ka marrë sot vendim për të subvencionuar me nga 300 euro fëmijët pa përkujdesje prindërore në këtë komunë.

Mjetet do të ndahen nga subvencionet e zyrës së kryetarit dhe në bashkëpunim me Qendrën për Punë Sociale do të vazhdojë kujdesi edhe në të ardhmen për këtë kategori, ka shkruar Ahmeti në një postim në Facebook.

Komento: