Kjo është gruaja nga Dragashi e cila vdiq sot nga koronavirusi

15:44 | 07 Maj 2020

Një grua ka vdekur sot në QKUK, duke u bërë kështu viktima e 27-të e koronavirusit.

Klinika Infektive e Qendrës Klinike Universitare të Kosovës, ka njoftuar se në orët e mëngjesit ka ndërruar jetë pacientja e lindur me 1957 nga komuna e Dragashit, e cila ishte me infeksionin Covid-19.

Viktima ka patur edhe sëmundje kronike të veshkave dhe sëmundje tjera shoqëruese. Indeksonline mëson se viktima është Ylmije Tërshnjaku.

E ndjera ishte e shtrirë në repartin e hemodializës në Prizren.

63 vjeçarja nga Dragashi është viktima e 27-të në Kosovë nga koronavirusi.

Komento: